Romelu Lukaku kërkoi zëvendësim në minutën e 75-të të ndeshjes mes Interit dhe Crotones, për shkak të një problemi muskulor, por për fat të mirë, ekzaminimet mjekësore të kryera ditën e sotme dhanë përgjigje mjaft pozitive.
Kështu sulmuesi belg nuk ka pësuar tërheqje dhe mund të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte që për ndeshjen e nesërme ndaj Sampdorias, pasi edhe sot ka kryer një seancë stërvitore shkrydhëse për të mos u sforcuar.
Megjithatë trajneri Conte nuk ka vendosur ende nëse do ta marrë me vete në Gjenova sulmuesin, pasi e pret një impenjim i dyfishtë në dy fundjavat e ardhshme, në transfertë ndaj Romës dhe më pas në “San Siro” ndaj Juventusit, ndaj Lukaku mund të kursehet për të qenë në top formë për këto përballje.
Ndërkohë për ndeshjen me Sampdorian do të luajë titullar Lautaro Martinez, që ka shënuar 4 gola në dy ndeshjet e fundit dhe duket në formë mjaft të mirë, ndërsa në krah të tij ka një balotazh mes Alexis Sanchez dhe Ivan Perisic.
Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, Conte po planifikon ndryshime në mbrojtje, ku mund të lihen pushim emra si Skriniar e Bastoni, ndërsa në mesfushë do të jetë radha e Gagliardinit që të luajë në krah të Brozovic e Barella, me Vidal që pritet ta nisë nga pankina.
Top Channel