KOSOVË- Mediat kosovare raportojnë se vaksinat e para anticovid pritet të arrijnë në fund të janarit dhe pjesa tjetër në fillim të shkurtit.
Është bërë e ditur se Kosova ka siguruar Kosova 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer. Ministri Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta. Gjithashtu, Kosova do të marr nga COVAX edhe 360 000 vaksina, e që do të jenë falas.
Ndërkohë në Kosovë, sipas Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste dhe 1.355 vdekje. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.
Por në Kosovë, pritet që vaksina të mbërrijë edhe më herët, nëpërmjet Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama teksa njoftoi se ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës për Shqipërinë, ka thënë se do të dhurojë doza, për personelin mjekësorë në Prishtinë që po përballaet me pandeminë.
Ai kishte njoftuar se 10.750 dozat e para në Shqipëri do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, ndërsa 30.250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer.
Top Channel