Gjuetia vazhdon… Shkelet moratoriumi, nëpër male masakër kafshësh të egra

06/01/2021 12:20

Gjuetia e kafshëve të egra është ndaluar që prej vitit 2016. Pavarësisht kësaj moratoriumi i gjuetisë, nuk respektohet. Në malet e Shqipërisë kafshët e egra po masakrohen në çdo ditë të vitit.

Në rrjetet sociale si Facebook njerëz me armë gjahu në krah, krenohen me prenë e tyre. Derrat e egër, lepujt, dhe kaprolli duket se janë kafshët që parapëlqehen më shumë nga gjuetarët ilegale, ku mishi i tyre më pas serviret në restorante.

Themi Perri: Moratoriumi i gjuetisë nuk ka bërë asgjë tjetër veç se i ka dhenë krah kontrabandistëve dhe ka viktimizuar gjuetarët e ndershëm profesionistë.Dhe që është më e keqja kanë rrëmbyer armët adoleshentët. Nuk mund ta pranojmë ne kur një njeri i paformuar shkon vret ariun, rreqebullin,kaprollin,ariun,lepurin e egër,dhinë e egër dhe shumë specie të tjera që janë pjesë e listës së kuqe.

Këto foto janë dëshmi se si arma e gjahut po shfaros kafshët e pyllit, duke shkelur kështu çdo rregull të kalendarit të gjuetisë.

Themi Perri: Kemi grumbulluar 22 firma dhe i kemi çuar në parlament projektligjin e  ri e gjuetisë. Ku themi që aktiviteti i gjuetisë duhet ti kalojë njësive vendore bashkive vendore dhe këto tja japin me koncesion shoqatave të gjuetarëve. O e ruan gjuetari profesionist faunën e egër  se ruan njeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA