2020-ta, viti i divorceve/ Ekspertët: Numri i kërkesave në gjykatë është rritur deri në 40%

06/01/2021 12:32

Ekspertë të së drejtës familjarë thonë se 2020-ta shënoi rritje të numrit të divorceve.

“Numri i kërkesave për divorc të paraqitura në gjykatë është rritur me 40-50%, veçanërisht në tre muajt e fundit të vitit 2020-tës.

Periudha e mbylljes, nga marsi deri në maj, ka ndikuar negativisht brenda familjes.

2021-shi është viti që do të kuptojmë,  se çfarë dëmesh kemi patur në 2020-tën.

Të mos harrojmë që gjykatat kanë qenë të mbyllura për më shumë se 4 muaj.

Unë besoj që 2021-shi do jetë një vit shumë i lartë në shifra si në zgjidhje të martesave, ashtu dhe në kërkesa për urdhra mbrojtje.

Është ndikimi negativ emocional dhe psikologjik që pandemia pati në gjithë mirëqenien e individit dhe mirëfunksionimin e familjes.

Të mos hartojmë atë që është kryesorja aspektin ekonomik, që ka ndikuar dhe ka goditur fort familjen shqiptare.

Ka nga ato zonja, që kanë referuar, që kuptuan, se jetonin me një burrë, që nuk po e njihni me, edhe pse kishin vite martuar.

Apo që gjatë qëndrimit në shtëpi u ka dalë vetja nga kontrolli dhe janë bërë agresivë me partneren, fëmijët etj.

Me gjithë homologët tanë në botë, me të cilët komunikojmë vazhdimisht, ndër efektet që ka patur pandemia janë specifikisht edhe problemet brenda familjes. Pra nuk është një fenomen shqiptar shtimi i divorceve, por mbarë botëror”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA