Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar edhe Spitalin e Ferizajt, ku po trajtohen dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Përmes një statusi në Facebook ka thënë se trajtimi në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Emergjente në QKUK, ndaj qytetarëve të lënduar deri më tani është në nivelin maksimal.

Ky është statusi i tij i plotë:

Spitali i Ferizajt, emergjenca e qytetit, policia, zjarrfikësit dhe qytetarët, kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdesjes ndaj dhjetëra të plagosurve pas eksplodimit të gazit në Ferizaj.

Ky trajtim në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Emergjente në QKUK, ndaj qytetarëve të lënduar deri më tani është në nivelin maksimal.

Së bashku me kryetarin z.Agim Aliun, zv.ministrin z. Muharrem Sfarqa dhe deputeten znj. Saranda Musliu, kemi diskutuar për të gjitha mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që gjendja e secilit qytetar të jetë në nivelin e duhur dhe të bëjmë çmos që të mos rrezikohet jeta e asnjë qytetari të lënduar sot në Ferizaj.
Do të jemi pranë të gjithë pacientëve të lënduar dhe ju urojmë shërim të shpejtë!

Top Channel