(VIDEO) Tmerr në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit në restorant, 4 persona në rrezik për jetën

05/01/2021 15:54

Një bombol gazi shpërtheu në një restorant në Ferizaj duke lënë të plagosur disa persona.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “The Village”, nga ku mësohet se 4 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajit, Jeton Zeqiri, në një përgjigje për Top Channel ka treguar se kanë pranuar 32 pacientë, që kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e shpërthimit.

“24 prej tyre janë hospitalizuar. 8 prej tyre kanë marrë djegie të shkallës së lartë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 4 janë në gjendje kritike për jetën. Ndërsa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme”.

Siç mund ta shihni edhe në video, shpërthimi ka shkaktuar gjithashtu dëme të shumta materiale.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel