Tretja e ushqimeve të festës/ Pas gjelit të detit, sa më shumë fruta dhe perime

05/01/2021 12:21

Festuam, hëngrëm e pimë, dhe tani ka ardhur momenti të përballemi me makinën e së vërtetës, përsa i përket peshës.

Arlinda Garuci: Juli duhet të punosh pak tani me peshën.

Gazetarja: Doktoreshë kam dhe mikrofonin, mos harroni.

Arlinda Garuci: Këtë periudhë të privilegjojmë frutat, perimet, pasi fibrat ndihmojnë në riekuilibrimin e florës intestinale dhe të metabolizmit.

Të konsumojmë 5-6 porcione fruta perime në ditë.

Te perimet do veçoja perimet me gjethe jeshile, sallata, spinaqi, brokoli, selinoja, argjinarja, kungujt.

Përsa iu përket proteinave, do sugjeroja mishin e bardhë, pula, peshku 2-3 herë në javë.

Po ashtu proteinat bimore si fasulet, thjerrëzat, qiqrat.

Sallamin, proshutën, ta konsumojmë 1 herë në javë, djathërat i këshillojmë jo më shumë se 3 herë në javë, mundësisht djathë dhie.

Njeriu gjatë një jave festash shton 1-2 kilogramë.

Me këtë dietë që rekomandova dhe me aktivitet fizik, si ecje e shpejtë, jo domosdoshmërish palestër, njeriu i heq ato.

“T’i vëmë fre gojës.

Të bëjmë vrap dhe të mos hamë bakllava.

Ecje dhe vetëm ecje. Unë kam marrë dy fëmijët e mi dhe kemi bërë 3 km ecje deri tani”, shprehen qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA