Marcelino Garcia Torral rikthehet të drejtojë një skuadër pas më shumë se një viti nga koha kur u largua nga Valencia, pasi sot është emëruar trajner i skuadrës baske të Athletic Bilbaos.
Këta të fundit vendosën të shkarkojnë trajnerin Gaizka Garritano ditën e djeshme, ndonëse 45-vjeçari kishte më shumë se dy vite që drejtonte skuadrën dhe këtë sezon ka grumbulluar 21 pikë në 17 javët e para.
55-vjeçari Marcelino është një emër mjaft i njohur i trajningut në Spanjë, pasi më herët ka bërë mjaft mirë në pankinat e Villarealit e Valencias, por ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Sevilla, Santander, Gijon, etj.
Misioni i Marcelinos në klubin bask do të jetë arritja e një vendi në Kupat e Europës, ndonëse gara në kampionatin spanjoll duket mjaft e fortë këtë sezon, me disa skuadra që po bëjnë mjaft mirë.
Top Channel