Nga “Young Boys” te Tirana/ Taulant Seferi vesh fanelën bardheblu

05/01/2021 12:11

Tirana bën përforcimin e parë në merkaton e transferimeve të muajit janar. Skuadra kampione e vendit ka siguruar shërbimin e një prej futbollistëve të Kombëtares Shqiptare dhe bëhet fjalë për sulmuesin Taulant Seferi.

Klubi bardheblu dhe ai zviceran zyrtarizuan kalimin e Seferit te klubi bardheblu nëpërmjet komunikatave për shtyp ku theksohet se është arritur akordi për transferimin e Seferit te Tirana në formën e huazimit deri në fundin e sezonit.

Taulant Seferi që e nisi karrierën te Rabotnicki për të kaluar më pas në Zvcër te Young Boys në sezonin 2015-2016. Më pas për 3 sezone Taulant Seferi është dhënë me huazim në 3 skuadra të tjera zvicerane; Wohlen, Winterthur dhe Neuchatel Xamax, te kjo e fundit u aktivizua në sezonin 2019/2020 përpara se të kthehej te Young Boys.

Në rang Kombëtaresh, Seferi ka luajtur me ekipet zinxhirë të përfaqësueses Maqedonase, por në 2017 ai iu bashkua përfaqësueses shqiptare fillimisht asaj të U21, ndërsa në 2019 është bashkuar me Kombëtaren A

Top Channel