Moriero në stolin e Dinamos/ Ish-lojtari i Interit vjen të drejtojë skuadrën, ish-kapiteni i Palermos do jetë zv/trajner

05/01/2021 20:03

Dinamo vazhdon të befasojë sa i përket menaxhimit të saj. Pas largimit të trajnerit Kamarata i cili la skuadrën e bluve të kryeqytetit të në vendin e parë të kategorisë së Parë për Apolloninë në superligë, në krye të dinamovitëve vjen një emër i madh i futbollit italian, ish-lojtari i Interit dhe axurrëve, Francesko Moriero.

Në një intervistë për Top Channel, në ditën e tij të parë të stërvitjes me Dinamon, Moriero tregon se si përfundoi në Tiranë.

Francesko Moriero / trajner i Dinamos: Jam njohur me presidentin e Dinamos këtë verë, por vetëm javën e shkuar me kërkoi të bashkëpunonim pasi trajneri që ishte u largua. Unë e pranova këtë ofertë sepse jam një njeri me shumë pasion për futbollin dhe e di që kam ardhur në një vend të bukur. E di që Dinamo është një skuadër me shumë histori, por do doja që sëbashku me djemtë e mi të bëhemi pjesë e historisë. Pasioni për këtë sport më solli këtu në Shqipëri.

Pavarësisht se hera e parë në Shqipëri Moriero tregon se prej kohësh ka ndjekur edhe ndeshjet e Dinamos së për të nënkuptuar se diskutimi për ta drejtuar këtë skuadër ishte bërë edhe më parë.

Francesko Moriero / trajner i Dinamos : Unë vij nga Salento në Pulia, kështu që si ju që pëlqeni dhe doni futbollin Italian, edhe ne që e pëlqejmë këtë sport kemi kuriozitet dhe shohim kampionatet e fqinjëve. Unë kam ndjekur edhe shumë ndeshje të Dinamos edhe pse di që pjesa e dytë e sezonit është më e vështirë. Për këtë arsye i thash sot djemve që të vendosin në kokë helmetat dhe të vazhdojnë si punuan me trajnerin e mëparshëm. Kush ka pasion për këtë sport nuk sheh se ku shkon. Kam shumë dëshirë t’i mësoj të tjerëve futboll dhe të mësoj prej tyre.
Gjithësesi më vështirë është ta mbash këtë vend të parë se ta arrish dhe për këtë gjë Moriero është i vetëdijshëm.

Francesko Moriero / trajner i Dinamos: Në futboll duhet përulje, shumë punë dhe profesionalizëm. Më pas nuk duhet të harrojmë që për të arritur objektivin ka shumë faktor, por ne kemi ardhur për të udhëhequr këta djem dhe i them tifozëve të Dinamos që punojmë me mish e me shpirt për të arritur synimin.

Sëbashku me Morieron në udhëheqje të Dinamos si zëvendësi i tij do të jetë një tjetër emër i mad hi Serisë A dhe ish-kapiteni i Paleromos si Frabicio Mikoli.

Top Channel