Doktori bamirës! U fal pacientëve me kancer 650 mijë dollarë borxhe

05/01/2021 14:25

Një onkolog amerikan ka shuar rreth 650 mijë dollarë borxhe për 200 pacientë me kancer pasi kishte kuptuar se shumë prej tyre po stërmundoheshin për të paguar faturat.

Doktor Omar Atiq, mbylli qendrën e tij të trajtimit të kancerit në Arkansas, vitin e kaluar, pas afro 30 vitesh në biznes. Ai punonte me një kompani mbledhjesh të borxheve për të marrë pagesat e vonuara por kuptoi se shumë familje janë goditur rëndë nga pandemia. Gjatë Krishtlindjeve, ai u shkroi pacientëve duke u thënë se të gjithë borxhet e tyre do të fshiheshin.

“Me kalimin e kohës unë kuptova se kishte njerëz që nuk mund të paguanin”, tha doktor Atiq, për Good Morning America. “Ndaj, unë dhe bashkëshortja, menduam se mund t’i falnim të gjitha borxhet. Dhe ne thjesht e bëmë këtë”.

Doktor Atiq themeloi klinikën e kancerit në Arkansas në vitin 1991 duke ofruar trajtime përfshirë kimioterapinë, terapinë me rreze dhe skanime. Ai tani është një profesor në Universitetin e Arkansasit për shkenca mjekësore. Por duke parë pasojat e pandemisë te familjet amerikane, doktori zgjodhi t’i bënte një dhuratë të veçantë Krishtlindjeje 200 pacientëve, duke fshirë totalisht 650 milionë dollarë borxhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA