​Shevchenko në listën e Abramovich për detyrën e trajnerit te Chelsea

05/01/2021 18:07

Tekniku nga Ukraina mund të rikthehet në “Stamford Bridge”.

Andriy Shevchenko është duke u konsideruar nga krerët e Chelseat si zëvendësues i ardhshëm për trajnerin aktual Frank Lampard, raporton “Le 10 Sport”.

“Blutë” janë duke shikuar rreth mundësisë së zëvendësimit të Lampard, i cili nuk është duke pasur një periudhë të mirë me rezultate, që prej Krishtlindjeve, përcjell KosovaPress.

Ish sulmuesi i Chelseat Shevchenko, i cili momentalisht është në krye të Kombëtares së Ukrainës, thuhet se është ndër kandidatët e shumtë për pozitën e trajnerit tek skuadra londineze.

Top Channel