Temperatura shënon – 35 gradë Celsius, por kjo nuk i pengon rusët të zhyten në ujërat e acarta të liqenit Bajkal, në Siberi.
Për rusët nuk është aspak e pazakontë zhytja në ujëra të ftohta edhe pse një temperaturë prej -35 gradësh jashtë dhe 1 ose 2 gradë Celsius në ujë, nuk është aspak shaka.
Në liqenin Bajkal, më të madhin në botë me ujë të rrjedhshëm, u zhytën me dhjetëra rusë dhe para se të hynin në ujë, ata bënë nxehje duke vrapuar me rroba banjo në një zonë malore, dhe më pas, u krodhën në ujin e ftohtë.
Çdo vit të ri, të rinj rysë vijnë në Bajkal, duke vrapuar dhe notuar atje. Kjo sipas tyre është mënyra më e mirë për të filluar një vit të ri. Ata e konsiderojnë këtë edhe një mënyrë për të fituar më shumë fuqi dhe për një jetë të shëndetshme.
Top Channel