Skuadrat e shpëtimit në Norvegji kanë ndaluar kërkimet për të mbijetuar pas rrëshqitjes së dheut në një fshat në verilindje të Oslos.
Shtatë trupa të pajetë janë gjetur deri më tani, gjashtë ditë pas katastrofës, ndërsa tre persona të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë, një dy dhe një 13-vjeçar.
Një faqe e tërë kodre u shemb mbi fshatin Ask, 25 km në veri lindje të Oslos, orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke lënduar po ashtu edhe 10 persona. Shumë shtëpi u varrosën nën baltë, disa u ndanë në dysh, të tjera u lanë në buzë të një krateri të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut. Masa gjigante e dheut bëri që të rrënoheshin shumë shtëpi dhe shumë të tjera të tërhiqeshin për qindra metra.
Mbi 1.000 njerëz tashmë janë evakuuar dhe shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë duket se është shuar tashmë.
Top Channel