Partizani fiton në CAS/ I hiqet dënimi me bllokim të merkatos

04/01/2021 16:25

Partizani merr lajme të mira nga Lozana në Zvicrës në lidhje me dënimin e marrë nga FIFA me bllokim të merkatos për çështjen Erald Çinari.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ku klubi kryeqytetas kishte bëre apelin e tij vendosi anulimin e këtij dënimi ndaj Të Kuqve, një lajm ky që u konfirmua nga vetë Partizani nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Partizani u dënua nga FIFA me bllokim të 3 sesioneve të merkatos dhe me një gjobë prej 83 mijë Euro gjobë për çështjen Çinari me drejtuesit e klubit që apeluan menjëherë këtë dënim në CAS ku e fitoi këtë betejë ligjore.

Në komunikatën e tij Partizani bëri të ditur gjithashtu se është në pritje të zbardhjes së vendimit të plotë të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por tani ai është i lirë të ndërhyjë që në këtë sesion të merkatos së janarit për të bërë përforcimet e duhura në skuadër për të vijuar sezonin.

Në këtë sezon, Partizani ndodhet në vendin e tretë të Kategorisë Superiore me 19 pikë të grumbulluara pas 12 javëve

Top Channel