24/11 18:38
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Afroviti Goge, ish-Missi që u bë nënë e një djali.
Goge kujtoi momentet e lindjes së Davidit, që përkuan me kohën e tërmeteve në Shqipëri, në muajt e fundit të vitit 2019.
“Ishte planifikuar të lindja në datë 25 dhjetor, por doktoresha më sugjeroi lindje natyrale dhe Davidi erdhi në jetë në datë 19 dhjetor”, sqaroi ajo.
Afroviti pohoi se lindja u nxit nga frika e tërmetit, të cilin ajo e përjetoi jashtëzakonisht shumë.
“Atë natë unë kam zbritur në shkallët që dridheshin dhe dola jashtë e para”, tregoi ndër të tjera ajo.
Top Channel