“Fjalët e qiririt” këndohen në Vjenë/ Rrëfimi i artistit shqiptar, Saimir Pirgu sonte në “Exclusive”

03/01/2021 12:44

Exclusive sjell tenorin më të famshëm shqiptar, Saimir Pirgu, me interpretimin më të fundit të ti të romancës, “Fjalët e qiririt”, në Vjenë.

Romanca e kompozitorit Limos Dizdari, mbi vargjet e poetit tonë të madh Naim Frashëri u këndua në shqip, në koncertin televiziv “Krishtlindje në Vjenë”, ku merrnin pjesë 5 artistë klasikë ndërkombëtarë të përzgjedhur, mes të cilëve ishte edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu.

Pirgu flet për herë të parë në Exclusive për angazhimin e tij më të fundit, që e ktheu atë sërish në vendin ku shënoi fillimet e karrierës së tij në moshën 23-vjeçare. Exclusive tregon gjithashtu dhe historinë e romancës së mirënjohur, “Fjalët e qiririt,” me rrëfimin e kompozitorit të mirënjohur, Limos Dizdari.

“Kur e këndoj këtë këngë…ndjej një emocion të madh….”, shprehet Saimir Pirgu.

Midis artistëve klasikë ndërkombëtarë më të përzgjedhur, Saimir Pirgu i bashkohet mesazhit për qëndresë dhe solidaritet në kohë të vështira.

 

 

 

Top Channel