Pamje apokaliptike, këto janë pasojat e tërmetit të fuqishëm në Kroaci

02/01/2021 17:19

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga tërmeti i fuqishëm në Kroaci, ende vijojnë të qarkullojnë foto të reja të pasojave që lanë lëkundjet.

Kjo foto është bërë nga një qytetar ku duket qartë çarja e tokës.

Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ka njoftuar për një lëkundje të tokës në Kroaci edhe në orët e para të vitit 2021.

Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja, e cila ishte epiqendër edhe e tërmeteve të fuqishme të kësaj jave.

Tërmeti më i madh ishte ai i së martës, kur u regjistrua me magnitudë 6.3 shkallës, e që për pasojë vdiqën shtatë persona dhe u shkatërrua numër i madh objektesh e rrugësh.

Gjatë orëve të para të së premtes u regjistruan 10 tërmete, ku më të fortët ishin 3.2 dhe 3.1 sipas shkallës Rihter, bëjnë të ditur mediat kroate.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel