OBSH aprovon vaksinën/ I hapet rruga shpërndarjes së saj

01/01/2021 14:04

Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi aprovuar vaksinën e Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent, duke I hapur rrugën shpërndarjes së saj në vendet në nevojë.

Kjo është e para vaksinë që I shtohet në Listën e Përdorimit të Emergjencave (EUL) të organizatës së Kombeve të Bashkuara. kjo lëvizje I lejon shteteve që ta shpejtojnë proceset e tyre të miratimit të vaksinës nga rregullatorët vendas, dhe I krijon mundësinë UNICEF-it e Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë ta dërgojë vaksinën aty ku nevojitet.

“Ky është një hap mjaft pozitiv drejt sigurimit të qasjes globale tek vaksinat anti-Covid”, tha Dr. Mariângela Simão, zyrtare e lartë e OBSH-së për aksesin tek Barnat dhe Produktet e Shëndetit. “ Është e një rëndësie jetike që të garantojmë furnizimin me vaksina anembanë botës  dhe të ndalojmë pandeminë”, shtoi ajo.

OBSH mblodhi ekspertë rregullatorë nga I gjithë globi, së bashku me ekipin e tij për të aprovuar vaksinën që tashmë është shpërndarë në disa vende të pasura, përfshirë Kanadanë. “ Verifikimet treguan se vaksina plotësonte kriteret e domosdoshme për sigurinë dhe efikasitetin e përcaktuar nga OBSH, dhe se përfitimet nga përdorimi I saj, i kompensojnë rreziqet e mundshme”, thuhet në një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Aty sqarohet se OBSH-ja do t`i mbështesë gjithashtu vendet edhe përsa I takon kushteve të ruajtjes së vaksinës, pasi transporti i asaj të krijuar nga Pfizeri mund të përbëjë një sfidë me vete dhe pajisje të posacme ftohjeje sepse duhet ruajtur në minus 70 gradë Celsius.

Top Channel