“Just dance” në Top Channel/ Nga 10 janari nis spektakli për baletin

01/01/2021 15:42

Në 10 Janar Top Channel nis një projekt të ri kushtuar baletit, të quajtur Just Dance.

Puna për përgatitjen e këtij programi të cilin do ta ndiqni premierë të dielën e 10 janarit ka nisur prej disa muajsh dhe në audicone janë paraqitur 1300 kandidatë, të rinj që i japë përkushtuar kërcimit në të gjitha zhanret. Janë zgjedhur 22 dhe konkurentët janë të gjithë amatorë dhe nuk vijnë nga shkollat e baletit. Në 10 janar nis gara mes tyre

Gara do te jetë e fokusuar tek balerinët solo, ciftet latine dhe grupe hip-hop ku secili prej tyre konkurron qe ne episodin e pare për të zënë një vend në Just Dance.

Përveç konkurentëve shumë interesantë, e veçanta e këtij spektakli është juria që ka ndërtuar Top Channel. Ajo përbëhet nga emra shumë të njohur të baletit por edhe ekranit. Koreografi Albi Nako vjen në Top Channel së bashku me Balerinën e njohur Enada Hoxha. Pjesë e jurisë është edhe balerini Graciano Tagani i cili eshte gjithashtu mentori i balerineve qe do i ndjeke gjate javës. Just Dance do te vazhdoje te mbajë audicionet e hapura në mënyrë që ti japë mundësinë të gjithë atyre që mendojnë se janë të talentuar në kërcim për të sfiduar në mënyrë direkte konkurrentet e edicionit të parë. Pune, histori personale dhe mbi te gjitha shume talent. Këto janë elementet e këtij edicioni të parë.

Top Channel