Bëhuni gati! Ja surprizat që Luana Vjollca ka rezervuar me skuadrën e “Shiko Kush LUAN”

01/01/2021 12:33

Si çdo 1 Janar mbrëma në këto 4 vite tashmë është traditë e çdo shtëpie shqiptari të festojë bashkë me “Shiko Kush LUAN”! Në ekranin e “Top Channel” dita e parë e vitit të ri i është besuar autores dhe moderatores Luana Vjollca me skuadrën e saj të “Shiko Kush LUAN”.

Tashmë “bebi” i Luana Vjollcës është rritur dhe mbush 4 vjeç, nëse jeni kurioz se cili beb ju themi se e kemi fjalën për “Shiko Kush LUAN”.

Bëhuni gati sonte mbrëma 1 Janar, ora 21:00, ju pret një super spektakël prej plot 4 orësh maratonë televizive.

Si asnjëherë më parë skena e “Shiko Kush LUAN” është “zhvendosur” në një ambient jashtë, ku sfidat dhe lojërat e të ftuarve specialë të emisionit do të luhen po në këtë ambient, i cili do jetë mjaft familjar i ngrohtë edhe pse jashtë në të ftohtë.

Nëse mendoni se nuk do kthehemi në skenë e keni gabim; pasi nuk do të mungojnë intervistat dhe lojërat me të ftuarit ekskluzivë dhe personazhet më IN e më të suksesshëm të vitit 2020 që janë pëlqyer nga publiku.

Të ftuar specialë në skenën e “Shiko Kush LUAN” janë reperja më dëgjuar këtë vit Tayna, tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, gazetari i mirënjohur e shumë i dashur nga shqiptarët Marin Mema. Por prisni se nuk keni mësuar ende të gjitha!

Në fund ju pret një super surprizë me një të ftuar shumë speciale e cila rrëfehet për herë të parë për këtë vit vetëm në “Shiko Kush LUAN” dhe që publiku e ka dashur shumë të jetë përballë autores Luana Vjollca. Cila është ajo? E mësoni sonte 1 Janar, ora 21:00, vetëm në ekranin e Top Channel.

Top Channel