Viti i ri po vjen…! Ku mbërrin së pari 2021-shi

31/12/2020 11:52

 Viti i parë i një dekade të re, 2021, po troket.

Ky vit i ri sidoqoftë është i ndryshëm nga çdo tjetër, pasi vjen në mesin e një pandemie globale që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe ka detyruar shumë qytete të botës të heqin dorë nga festa tradicionale. Sidoqoftë, spektaklet e fishekzjarrëve do të shihen, por pa turma, siç ndodh në Sidnei apo në Nju Jork, ku autoritetet i kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe ta presin para televizorit ardhjen e vitit të ri.

Sidnei, me spektaklin e tij të jashtëzakonshëm, është menduar gjithnjë si qyteti i parë në botë që pret vitin e ri, edhe pse ekzaktësisht nuk është kështu. Vendet e para në botë që e kanë pritur tashmë 2021-shin, janë ishujt e vegjël në paqësor të Tonga-s, Samoas dhe Kiribatit, ku viti i ri trokiti në orën 11 sipas orës sonë.

Të fundit që presin vitin e ri janë ishujt e pabanuar Howland dhe Baker, afër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Samoa amerikane është e parafundit që feston vitin e ri.

Në Zelandën e Re ndërkohë, viti i ri, mbërriti ekzaktësisht në orën 11.15 minuta, ndërsa në Australi, 2021-shi mbërrin në orën 14:00, sipas orës sonë.

Top Channel