Në këtë fundvit, emisioni “Top Talk” ka trajtuar një ndër çështjet më të rëndësishme politike në vend, zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen.
Të ftuarit e sotëm në emision janë analistët Artur Zheji dhe Frrok Çupi. Një vit i mbushur me shumë ngjarje negative dhe pozitive që treguan se cila nga forcat politike ‘mori më shumë pikë’ për zgjedhjet 25 prillit.
Artur Zheji thotë se mazhoranca në vend ka shumë ambicie për të marrë një mandat të tretë dhe kjo sjell që opozita të mos ketë komoditetin e duhur. Ai theksoi se Rama pati forcën të mbajë presionin në mënyrë të qetë dhe prandaj është në këtë pozicion tani.
“Unë mendoj ishte i imponuari, palët ranë dakord që ta quajnë i duhuri. Pastaj kjo marrëveshje u zhbë nga mazhoranca në parlamentin e përbërë nga një sallatë ruse. jemi në hyrjen e një fushate elektorale pa rregulla të qarta loje. Është detyrë e mazhorancës të plotësojë kërkesat e opozitës. Vullneti dhe dëshira proporcionale që ka Rama ka bërë gjithçka për një mandat të tretë, ka bërë që gjithçka që nga një mision të pamundur do mundohet ta kthejë të mundur duke anuluar dhe duke vënë në relativitet shumë kontrata dhe shumë marrëveshje. Mazhoranca ka një rol udhëheqës në jetën e vendit, miraton taksat tona, shpërndarjen e tyre, si do të jetë jeta në në suplementin mjekësor, cilësor, por si të marrim votën e kërpëratës në rolin kushtetues. Rama pati forcën të mbajë presion, në mënyrë të qetë mbajti presionin e fitoi davanë deri në këtë moment që flasim. Partitë kanë hall që të zgjedhin deputetë që qëndrojnë besnikë që kur thotë shefi votat të votojnë. Joshja çdo lideri që deputetët të jenë sa më afër zeros është që në kohën e Zogut. Nëse kryeministri kërkon një mandat të tretë dhe ka gjithçka në dorë që ta realizojë. Radikalizmi i sjell demokracisë një dëm shumë të madh se në zona duhet të ketë njerëz me personalitet të fortë jo profesorë. Gupi parlamntar është grup profesorash. Ne presim që këta të dhunës, parasë dhe arsyesh në radhe të tretë të dalin të parët ose t’i fshehin radhët e dyta e më pas do të dalin ca figurina fasada që do të flasin për reforma, struktura të shtetbërjes. Nuk kemi një komoditet se ambiciet e mazhorancës janë të pakufizuara. Ne kemi një tensionim të madh se kemi një ambicie të madhe”, tha Zheji.
Ndërsa Frrok Çupi theksoi se demokracia në Shqipëri është shndërruar në një pikë aq të dobët sa është e detyruar të pranojë reforma legale në sistem jolegal për sa i përket zgjedhjeve. Ai përmendi se maxhoranca në vend është e udhëhequr nga aleatët si SHBA, BE apo institucione të ndryshme në vend.
“Reforma dhe vetë struktura e reformës kishin probleme shumë të mëdha. Problemi më i madh i kësaj reforme ishte se thuajse është zhvilluar jashtë sistemit, midis demokracisë dhe anarkisë. Demokracia në Shqipëri është ndërruar në një pikë aq të dobët sa je i detyruar të pranosh reforma legale në sistem jolegal. Në tryezën e bisedimeve u ulën ilegalët dhe joilegalët. Vetëpërjashtimi i opozitës e ka thyer demokracinë në Shqipëri. Maxhoranca është e kontrolluar nga aleatët si BE SHBA, nga kisha xhamia dhe opozita. Në parlament duhet të rritet niveli i intelektualëve, do të vijmë tek njerëz të zakonshëm. Ne po shohim se sa po vonohet procesi i përzgjedhjes, shikoj një ngathje shumë të madhe në opozitë dhe në pjesën tjetër për të vënë gishtin që do të jenë kandidat për deputet. Unë e shkoj Lulzim Bashën si një njeri të kapur nga SHBA për të mos krijuar tension, mospranim de manipulim për zgjedhjet”, tha ai.
Top Channel