Pjesa 2/ Victoria Pablo Escobar tregon për tradhtitë, avionët me femra, fundin e hidhur (fotot)

31/12/2020 18:56

Victoria Eugenia Henao, bashkëshortja e lordit kolumbian të trafikut të kokainës rrëfen se që prej kohës së martesës, Pablo nisi të kalonte kohë të gjata larg shtëpisë për arsye “pune”.

“Vitet e para, nuk e kisha idenë që aktivitetet e tij ishin të rrezikshme apo të gabuara. Në botën time të atëhershme njerëzit nuk flisnin për droga, aq më pak për kokainë apo për kartelin e Medellín.”

Por ajo që e shqetësonte nusen e re, ishte rrjedha e gjatë e aferave të tij me të dashurat.

“Zhurmat për aferat e tij me gratë ishin të vazhdueshme, dhe duhet të pranoj se ishin të dhimbshme për mua. Kujtoj se qaja gjithë natën, duke pritur për agimin”, thotë Victoria.

Por shton se zgjodhi ‘të bënte një sy qorr’.

“Vendosa të mos e ndjek më, të mos kontrolloja telefonatat apo këmishat e tij për buzëkuq, preferoja të mos gjeja më gjë”.

Teksa paratë e drogave arkëtoheshin, Pablo vendosi familjen e tij në rezidencën luksoze Hacienda Napoles, prona panoramike 10 000 metra katrorë në rajonin e Antioquia.

Përveç shtëpisë e stallave, Pablo ndërtoi gjithashtu një pistë kalërimi dhe një kopsht zoologjik ku kishte elefantë, gjirafa, hipopotamë dhe strucë, i cili ishte hapur falas për fëmijë vendas.

Aty, Victoria thotë se jetonte jetën e saj të dyfishtë mes familjes së saj, miqve dhe të dashurave të Pablos.

“Për të takuar dashnoret e tij, Pablo pati guximin të ndërtonte një apartament të maskuar papa stallave, shumë afër shtëpisë tonë. Ai ndërtoi gjithashtu disa vileta të vogla në pjesë më të largëta të tokës, ku fshihej me të dashurat”.

Në një prej rasteve ai erdhi në Hacienda me një avion të mbushur me “vajza të bukura”  duke besuar se Victoria nuk ishte në shtëpi.

Pablo betohej se vajzat nuk ishin për të por “që djemtë të zbaviteshin pak”.

Prej atëhere Victoria thote se sjellja e tij u bë gjithnjë e më e paturp. Në një darkë me miqtë në një zonë rurale kolumbiane, ndërprerja e energjisë i la të ftuarit në errësirë, dhe teksa Victoria vijonte bisedën në dritën e qiririt, Pablo u zhduk.

Më vonë ajo mësoi se Pablo i kishte kërkuar të zotit të shtëpisë të ndërpriste dritat, që ai të shkonte me një nga të dashurat në dhomën e gjumit.

Pablo i adhuronte festat dhe në rastet e rralla kur Victoria e shoqëronte, për të ishte një eksperiencë e vështirë prej konfrontimeve me të dashurat e tij pambarim.

Megjithse ishte e martuar me “mbretin e kokainës”  ajo urrente marrjen e drogave dhe sidomos  kur gjente “gra të të gjitha moshave duke thithur kokainë në tavolinën e banjës”.

Në një tjetër apartament luksoz që Pablo bleu në Medellin, ai kishte instaluar kamera të fshehta në dhomat e gjumit dhe tualetet, për të parë fshehurazi të ftuarat femra në momentet e tyre private, si dhe për të kontrolluar atë që ndodhte në apartament.

Thuajse çdo natë të dekadës së tyre të parë të martesës, Victoria kujdesej të vinte në gjumë femijët, ndërsa Pablo shkonte në klubet e natës me gra të bukura deri në orët e para të mëngjesit.

Pablo zakonisht nuk binte në shtrat para agimit, por ishte i fiksuar të flinte në krevatin e tij me gruan, me të cilën bashkohej zakonisht vetëm mëngjeseve.

Një nga femrat e tij trofe ishte gazetarja e njohur kolumbiane Virginia Vallejo, ashtu si dhe të tjera para e pas saj.

 Colombian journalist Virginia Vallejo had a fling with Escobar

Virginia Vallejo

Në të njëjtën kohë ai besohej se kishte lidhje me dy bukuroshe të tjera kolumbiane, a një volejbollise nga Caldas dhe Wendy Chavarriaga Gil.

Me këtë të fundit ai u njoh në 1981 dhe historia e tyre zgjati disa vjet.

“Më lëndonte shumë fakti që burri im kishte rënë kokë e këmbë me këtë grua”, thotë Victoria duke shtuar se kishte kërcënuar të largohej, por Pablo e kishte bindur të qëndronte.

“Por megjithë tradhtitë e tij, Pablo vazhdonte të mbetej romantik me mua,” thotë ajo. “Ai mbetej bashkëshorti i kujdesur që më sillte lule të verdha sa herë që më tradhtonte, burri pasionant që njihja kur ishin vetëm”.

Historia me Wendy mori fund kur ajo mbeti shtatzënë dhe ai e detyroi të abortonte.

Por Wendy vijoi më tej duke nisur një histori me vrasësin e Escobar, ‘Popeye’ Valesquez – i cili më vonë rezultoi informator.

Wendy Chavarriaga Gil

Një natë kur Wendy ishte në krevat me të dashurin e ri, zilja e telefonit ra dhe ajo dëgjoi regjistrimin e provave nga agjencia amerikane anti-drogë DEA.

Në fund të telefonatës Escobar i tha ekzekutorit të tij: “Ose ty ose atë, dashuri ose vdekje.” Valesquez u kthye te krevati dhe qëlloi Wendy dy herë në kokë me pistoletë.

Në kulmin e pushtetit karteli Medellín arkëtonte rreth 60 milionë dollarë në ditë, ose rreth 25 miliardë në vit.

Megjithse thotë se nuk e kishte idenë e burimit të parave në vitet e para të martesës, Victoria e shijonte stilin ekstravagant të jetesës, duke fluturuar rreth botës me avionë privatë e duke krijuar koleksione pikturash nga Salvador Dali.

Por në prill 1984, aspekti brutal i biznesit të burrit të saj u ekspozua dhe Escobar urdheroi vrasjen e ministrit të drejtësisë Rodrigo Lara Bonilla, në kryeqytetin Bogota.

Vrasja e tij nisi luftën e bandave dhe lëshimin e fletë-arrestit për Pablon nga qeveria e SHBA.

Më pas Escobar kaloi shumicën e kohës në arrati deri në 1991, kur arriti një marrëveshje me autoritetet kolumbiane.

Ai pranoi të kryente pesë vjet burg, cka tregonte sa i fuqishëm ishte ai në vend, me kusht që të ndertonte burgun e tij në Medellin.

Kështu u krijua ‘La Catedral’, impjanti luksoz i ‘burgimit’ në majë mali, me ujëvara, fushë futbolli e sauna, dhe me roje të zgjedhura nga vetë Escobar.

 Pablo built his own mountaintop prison

Burgu privat i Pablo Escobar

Një vit më vonë pas përhapjes së lajmit të ‘burgut’ të luksit, duke iu trembur kapjes,  Escobar u arratis bashkë me familjen e tij.

Në gusht 1993 familja e tij u izolua në një shtëpi pranë Medellin.

“Kur ishim aty, zgjohesha shpesh natën, e tmerruar nga frika dhe e bindur se kur të hapja sytë do të shihja grykën e një pushke në fytyrë”, thotë Victoria.

Më vonë Pablo i tha Victoria se duhet të ndaheshin dhe se ajo me fëmijët do të vendoseshin në një shtëpi të mbrojtur nga qeveria.

“Qava pa pushim,” thotë ajo. “U martova 15 vjeçe në një kishë katolike, duke menduar se kjo ishte përgjithmonë, isha shumë e dashuruar me Pablon.”

Pablo qau përqafoi fëmijët dhe tha lamtumirë.

75 ditë më vonë, në dhjetor 1993, ai u vra në një përplasje me armë në Medellin, në dukje nga policia kolumbiane, por shumë besojnë se ai vrau veten për të evituar kapjen.

Victoria u largua në Argjentinë dhe ndryshoi mbiemrin e saj në Marroquin. Në vitin 1999, ajo dhe i biri Pablo – tashmë i quajtur Sebastian Marroquin – u shpallën fajtorë për pastrim parash dhe u dënuan me 18 burg.

Sot Victoria, në fund të 50-ave të saj, thotë se “fantazma e burrit” vazhdon ta përndjekë.

“Ndjej trishtim e turp për dhimbjen e madhe që ka shkaktuar im shoq, megjithë pasojat që po vuajmë unë e fëmijët. Fantazma e Pablos nuk do të na lërë të qetë”. /Përgatiti: Andi Lamko/

Lexo edhe “Pjesa I” https://top-channel.tv/2020/12/30/1595417/

FOTO GALERI
1/7
Pervec kopshtit zoologjik Pablo nderoi nje stadium demash

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA