Çekia shënon numër rekord të rasteve ditore me COVID-19

31/12/2020 16:06

Çekia sot ka regjistruar 16.936 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i rasteve pozitive midis personave të testuar është gati 52 për qind në vendin me popullsi prej 10.7 milionë banorësh.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 75 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 11.580.

Rreth 5.900 persona janë duke u trajtuar në spitale për COVID-19 ndërsa 800 prej tyre janë në gjendje kritike.

Top Channel