66 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë

31/12/2020 11:07

66 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se pesë pacientë janë në respirator dhe 44 janë në oksigjenoterapi. Ndërsa janë edhe 9 pacientë të infektuar me COVID-19 e që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në respirator(CPAP), 44 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta, 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacient është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 179 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

Top Channel