Sondazhi: Trump i jep fund rekordit të Obamës si ‘burri më i admiruar në Amerikë’

30/12/2020 17:44

Trump i jep fund mbretërimit 12-vjeçar të Obamës si njeriu më i admiruar në Amerikë.

Presidenti amerikan në largim Donald Trump mund të mos ketë fituar një mandat të dytë këtë vit, por ka arritur të ndërpresë rekordin e ish-presidentit Barack Obama si njeriu më i admiruar në Amerikë, sipas një sondazhi të grupit Gallup, të publikuar dje.

Sondazhi i përvitshëm pyeste pjesëmarrësit se cilin burrë apo grua admironin më shumë në botë, dhe presidenti në ikje mori 18 përqind të votës, në krahasim me 15 për qind që zgjodhën Obama.

Pas tyre renditeshin ish-Zonja e Parë, Michelle Obama me 10 përqind, presidenti i zgjedhur Biden dhe zëvendës-presindentja Kamala Harris, që u emëruar nga 6 përqind e pjesëmarrësve në anketë. Zonja e Parë Melania Trump ishte e treta mes grave më të admiruara me 4 përqind.

3 përqind të votave të publikut amerikan morën krye-infektologu i SHBA Anthony Fauci, dhe prezantuesja amerikane Oprah Winfrey, ndërsa 2 perqind zgjodhën Papa Françeskun, kancelaren gjermane Angela Merkel, mbretëreshën e Anglisë Elizabeth II, kongresmenen amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, dhe ish-zonjën e parë Hillary Clinton.

10 vendet e para të listës se njerëzve më të admiruar plotësoheshin nga kreu i grupit Tesla Elon Musk, Senatori amerikan Bernie Sanders, kreu i Microsoft Bill Gates, basketbollisti LeBron James, dhe murgu tibetian Dalai Lama, që kishin marrë nga 1 përqind secili.

Presidenti aktual i SHBA u shpall njeriu më i admiruar në botë nga Gallup i ndjekur nga Obama e më pas George W. Bush.

21 përqind e të anketuarve nuk kishin asnjë përgjigje për njeriun e admiruar, ndërsa 11 përqind e tyre emëruar një mik ose të afërm personal të tyrin.

Sondazhi i kryer nga 1 deri në 17 dhjetor përfshiu 1,018 të rritur. Marzhi i gabimit llogaritet në plus ose minus 5 pikë përqindjeje.

 

Top Channel