Në Kroaci, 1.850 raste të reja dhe 65 viktima nga COVID-19

30/12/2020 18:42

Në 24 orët e fundit, 1.850 raste të reja të infeksionit me koronavirus u regjistruan në Kroaci dhe numri i rasteve aktive është gjithsej 8,301, derisa 65 njerëz vdiqën

Midis tyre, 2,608 pacientë janë në spital, nga të cilët 240 janë në aparate për frymëmarrje.

Nga rasti i parë deri më sot, janë regjistruar gjithsej 208.446 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 3.860 kanë vdekur, gjithsej 196.285 njerëz janë rikuperuar, nga të cilat 1.157 në 24 orët e fundit.

Top Channel