“Ligji për Specialen të mbetet në fuqi”, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah kërkesën e PDK-së: Gabimet po na kushtojnë rëndë 12/11 13:00
Pas nominimit nga partia e tij që të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti tha se është mirënjohës që ka marrë sërish besimin nga partia e tij.
“Jam tepër i kënaqur që LDK i ka bërë vlerësimin punës së qeverisë. Është arritur të bëhet një punë e jashtëzakonshme. Mbi bazën e kësaj jam mirënjohës për besimin që e kam marr të plotë që të jem kandidat i LDK-së për këto zgjedhje”, tha ai.
“Do të dal para qytetarëve me ofertën e re. Jam i bindur se jemi favorit se do të fitojmë në këto zgjedhje”, deklaroi Hoti.
Top Channel