E reja humbet të dyja këmbët pas ndërhyrjes së dështuar estetike në hundë (Fotot)

30/12/2020 16:48

Një grua e re është detyruar të gjymtojë dy këmbët e saj prej një infeksioni të rëndë që mori pas një ndërhyrjeje të dështuar estetike në hundë.

31 vjecarja Sevinc Ceklik, ishte 25-vjeçe kur vendosi të bëjë operacionin për reduktimin e hundës në një spital privat në Stamboll.

Ajo kreu operacionin dy-orësh në maj 2014 dhe pas ndërhyrjes në dukje të suksesshme u dërgua në shtëpi nga doktorët.

Por pas kthimit në shtëpi Ceklik u bë me ethe, për të cilat spitali tha se ishin simptoma “normale” pas procedurës, shkruajnë mediat lokale.

Mjekët e spitalit vazhdonin të insistonin se vajza ishte mirë, edhe kur ajo erdhi të hiqte mbulesat e hundës një javë më vonë.

Por në fakt gjendja e Ceklik vazhdoi të përkeqësohej, aq sa nuk ishte në gjendje të ushqehej, komenton vëllai i saj, i cili nuk është emëruar nga mediat.

Më pas këmbët e saj nisën të nxiheshin dhe vajza u shtrua në spital në gjendje të rëndë pas diagnostikimit me helmim në gjak.

Më 9 qershor 2014 familjes së saj iu tha se nuk kishin zgjedhje tjetër por të gjymtonin këmbët e saj të poshtme për t’i shpëtuar jetën.

Ceklik ka depozituar tashmë një ankesë dëmshpërblimi prej 100 000 euro.

Spitali refuzon përgjegjësinë duke pretenduar se helmimi i gjakut ka ardhur prej një pule që ajo kishte ngrënë dy javë më parë.

Gjykata ka kërkuar raportimet e ekspertëve për vendimin e pritur vitin që vjen.

Helmimi i gjakut është një fenomen i raportuar disa herë në pacientët që kanë kryer kirurgji madhore.

Simptomat e tij përfshijnë ethe, të ftohtë, të vjella dhe dhimbje të forta trupi.

FOTO GALERI
1/7
31 vjecarja ishte 25-vjeçe kur vendosi të bëjë operacionin për reduktimin e hundës

Top Channel