Burri nga Florida vdes në aksidentin e tmerrshëm gjatë grabitjes

30/12/2020 18:06

Një i ri nga Florida që duket se po tentonte të vidhte shtëpinë e dikujt, ka vdekur në një aksident të tmerrshëm gjatë grabitjes.

Dritarja në të cilën ai po përpiqej të ngjitej, papritur u shemb mbi të duke e mbytur, njoftonte policia.

Zyra e sherifit të Lee County, tha se 32-vjeçari Jonathan Hernandez vdiq të shtunën teksa tentonte të hynte me thyerje në një rezidencë në Lehigh Acres. Por pas ardhjes ne skenen makabre miqte dhe te afermit e tij thane se rrethanat jane shume te dyshimta.

“Kur Hernandez po përpiqej të hynte nga dritarja, ajo papritur u mbyll mbi trupin e tij duke e kapur e duke e lënë të varur në ajër”, tha zëdhënësii sherifit Russell Park.

Kur autoritetet erdhën në skenë, Hernandez, me tatuazhe të shumta dhe ‘piercing’, kishte vdekur.

Madje një foto e skenës makabre ishte publikuar nga News-Press, të cilëve ua kishte dhënë pronari i shtëpisë. Në imazh mund të shihet trupi i pajetë i një personi  – i kapur në kornizën jeshile të dritares rreth një metër e gjysmë mbi tokë. Dritarja është e mbyllur në qafën e të vdekurit dhe krahu i tij i djathtë varet në anë.

Të dhënat tregonin se Hernandez, emri i plotë i të cilit është Jonathan Hernandez-Zuluaga, kishte një numër arrestimesh të mëparshme për vjedhje dhe shkelje të lirisë me kusht.

Anëtarë të familjes dhe miq të tij shpreheshin të shokuar për vdekjen dhe dyshues ndaj rrethanave të humbjes së jetës.

 “Sapo arrita atje dhe e pashë mendova, kjo nuk ka mundësi. Nuk është kjo që ka ndodhur,” tha e fejuara e Hernandez, Patricia Duarte. “Ai nuk ishte ajo që njerëzit mendojnë, është personi më i dashur dhe me zemrën më të madhe”, shtoi ajo.

Top Channel