Ndalohet në Vlorë 48-vjeçari i shpallur në kërkim/ Vodhi para në një shtëpi
29/12/2020 14:06
Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është ndaluar në Vlorë.
Bëhet fjalë për K. M., 48 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 23.12.2020, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme parash në banesën e një shtetasi. Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. M. janë gjetur dhe sekuestruar disa sende, të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhje.
Po kështu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel