Mot i keq në Durrës, anulohen tragetet e linjës me Barin/ Dëme në sinjalistikën portuale

29/12/2020 13:17

Moti i keq që ka përfshirë Gjirin e Durrësit ka pezulluar lundrimet në Adriatik dhe ka shkaktuar dëme në sinjalistikën portuale.

Dëme ka pasur edhe në zona të ndryshme të qytetit bregdetar, përfshirë dhe shkëputjen e disa skelave nga godinat që janë në proces riparimi Agjencitë e lundrimit kanë anuluar lëvizjen e trageteve të linjës Bari-Durrës-Bari deri në mbrëmjen e vonë të 30 dhjetorit. Në det të hapur, forca e detit është 8 ballë, ndërsa brenda gjirit regjistrohet një forcë prej 6 ballësh.

Si pasojë e situatës së rënduar meteorologjike me stuhi detarE, ku era arrin deri në forcën 8 Beaufort me drejtim jug-jugperëndim janë këputur nga pozicioni i tyre 4 nga 8 fenerët e kanalit hyrës të portit të Durrësit. Kapiteneria e këtij porti bën me dije për Top Channel se menjëherë ka njoftuar përmes autoriteteve detare të gjithë lundërtarët për këtë situatë të jashtëzakonshme të shkaktuar nga moti i keq, si dhe ka kërkuar rivendosjen e tyre.

Fenerët orientojnë hyrje-daljet në portin detar dhe mungesa e tyre, veçanërisht në kushte të këqija atmosferike është një pengesë për lëvizjen e anijeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA