Stilisti francez Pierre Cardin, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij. Në korrik, ai kishte festuar ditëlindjen e tij të 98-të. Stilisti vizionar dhe pionieri i  prêt-à-porter, e dha frymën e fundit në një spital në Paris. Biri i emigrantëve italianë, ai u bë një gjigant i modës dhe stilit. Në 1950-ën ai themeloi shtëpinë e tij të modës. Cardin u bë i famshëm për stilin e tij futurist, i frymëzuar shpesh edhe nga sipërmarrjet e para të njeriut në hapësirë. Preferonte prerjet gjeometrike, duke injoruar shpesh format femërore. Adhuronte stilin unisex dhe eksperimentimin e linjave të reja. Në 1954 ai prezantoi bubble dress, fustanin me flluska. Cardin ka patur një intuitë të jashtëzakonshme edhe për zgjedhjen e tregjeve të reja. Në 1959 ai u bë i pari stilist që hapi në Japoni një dyqan të modës së lartë.

Pietro Cardin, ishte djali i tregtarëve francezë të verës dhe lindi në Treviso të Italisë më 2 korrik 1922. Ai ishte i fundit i 11 fëmijëve. Prindërit e tij, u larguan nga Italia e Musolinit për t’u kthyer në Francë. Ata donin që Pierri i ri, tashmë, të bëhej një arkitekt, por që kur ishte fëmijë ishte e qartë se interesi i tij ishte i fokusuar te moda dhe dizajni. Në moshë të re, një fallxhore i lexoi atij fatin dhe i tha se do të bëhej jashtëzakonisht i suksesshëm dhe emri i tij do të ishte i njohur deri në Australi. Ai mendoi asokohe se ishte e çmendur, por duket se që aty kish nisur ngritja e tij…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA