BE dhe Kina janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të shumëpritur biznesi.

Marrëveshja që do të finalizohet sipas raporteve javën e ardhshme, do t’u japë kompanive evropiane më shumë akses në tregjet kineze dhe do të përmirësojë klimën e konkurrencës. Bisedimet për marrëveshjen nisën në 2014 por ngecën në vend për vite pas një numër përplasjesh. Por, rritja e tensioneve mes SHBA-së dhe Kinës mund të ketë ndihmuar në ndryshimin e pozicionit të kinës, thonë zyrtarët.

Marrëveshja vjen menjëherë pas marrëveshjes tregtare të pas Brexit-it me Britaninë e Madhe. Sipas raporteve, ajo do të hapte sektorin e prodhimit në kinë për kompanitë nga BE si edhe ato të ndërtimit, reklamave, transportit ajror dhe telekomit. Një nga pikat kyçe të kinës ka qenë kërkesa për akses në tregjet e energjisë së BE-së, falë ndjeshmërisë për shkak të sigurisë kombëtare.

Marrëveshja pritet t’i japë Pekinit akses në një pjesë të vogël të sektorit të energjisë së rinovueshme mbi baza reciproke. Marrëveshja ka si qëllim po ashtu të heqë barrierat për investime në Kinë, si për shembull kërkesat për sipërmarrje të përbashkëta dhe tavane për pronësinë e huaj në industri të caktuara. Pasi marrëveshja të nënshkruhet, ajo duhet ratifikuar nga parlamenti evropian, një proces që sidoqoftë nuk do të nisë deri në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA