“Topçinjtë” synojnë një transferim të sulmuesit me eksperiencë.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa është “nën radarin” e skuadrës së Arsenalit, raporton “AS”.

32-vjeçari si duket do të largohet nga “Wanda Metropolitano” këtë janar, pasi që edhe ka kërkuar që të përfundoj kontratën e tij gjashtë muaj më herët.

Arsenal është një nga ekipet e shumta që janë në kërkim të Costa-s, dhe mund ta transferojnë nëse skuadra e Atletico-s e lejon një largim në gjysmë të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA