Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi Kroacinë qendrore të hënën në mëngjes, në orën 6 e 28 minuta.
Epiqendra e tërmetit ishte afër qyteteve Petrinja dhe Sisak, rreth 50 km në jug lindje të kryeqytetit Zagreb. Tërmeti u pasua nga një lëkundje tjetër me magnitudë 4.9, sipas qendrës evropiane sizmologjike.
Zyrtarët lokalë thanë për televizionet kroate se kishte disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti. Vetë presidenti dhe kryeministri i vendit do të vizitojnë zonën e prekur gjatë ditës.
Sipas zyrtarëve lokalë, njerëzit kishin nxituar të dilnin në rrugë kur tërmeti ndodhi. Ky është tërmeti i dytë i fortë që godet Kroacinë këtë vit. Në mars, një tërmet me magnitudë 5.3 u regjistrua në Zagreb, duke i marrë jetën një personi e duke plagosur 27 të tjerë.
Top Channel