Në fund të vitit Shqipëria ka parashikuar një reduktim të të ardhurave në minus 600 milionë dollarë. Kjo shifër është konfirmuar nga vetë Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin Top Talk në Top Channel.
Denaj e ka konsideruar vitin 2020 si një vit tepër të vështirë për financat e buxhetit të Shtetit dhe për familjet shqiptare. Sipas saj, padyshim për këtë ka ndikuar pandemia globale e koronavirusit por edhe tërmeti i 26 nëntorit të 2019.
“Të ardhurat janë tkurrur këtë vit. Prodhimi i Brendshëm Bruto është tkurrur. Në fund të vitit parashikojmë një reduktim në të ardhura në minus 60 mlrd lek diku tek 600 milion dollar, deri në fundit të nëntorit është 56 miliard lekë. Ky është brenda parashikimeve të bëra por është një shumë e konsiderueshme. 1/3 e kësaj diference është edhe nga shtyrjet e tatimeve që bëmë në ndihmë të bizneseve gjatë muajve të karantinës. Efekti total është në mënyrën se si bizneset kanë performuar xhiron. PBB është tkurrur. Nga statistikat jemi brenda parashikimeve tek një recesion të plotë deri në fund të vitit. Vetëm tre mujori i tretë është në nivelin -3.47%. Ne nuk e kemi Dhjetorin dhe do ta presim rezultatin edhe për tremujorin 4-t. Janar-shtator është brenda parashikueshmërisë recesion -6%.” ka thënë Denaj.
Top Channel