Të gjithë ata që do të udhëtojnë me kompaninë gjermane Lufthansa, do të duhet të paraqesin në të ardhmen një test negativ apo dëshmi vaksinimi për koronavirusin në fluturimet në distanca të gjata.

Në të gjithë botën industria e linjave ajrore është vendosur në vështirësi për shkak të pandemisë dhe Lufthansa nuk bën përjashtim. Në përpjekje për t’i bërë udhëtimet ajrore më të sigurta dhe të realizueshme mes sfidave të shkaktuara nga shpërthimet e vazhdueshme të infeksioneve dhe prej kufizimeve të udhëtimit, drejtuesit e kompanisë kanë vendosur të marrin masa për fluturimet në të ardhmen, masa këto që do të vijnë jo të menjëhershme, por me faza.

Në fazën e parë, Lufthansa do të rrisë numrin e fluturimeve për destinacione ku do të kërkohet testi i shpejtë për COVID-19, ndërsa në fazën e dytë ka gjasa të ofrohet mundësia e zgjedhjes mes certifikatës së vaksinimit ose një testi të shpejtë për COVID-19. Certifikata apo dëshmia e vaksinimit nuk do të kërkohet pasi të jetë arritur një nivel i nevojshëm imuniteti. Ndryshe nga Lufthansa, kompania kombëtare australiane Qantas po planifikon ta vendosë vaksinimin si rregull të detyrueshëm për të fluturuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA