
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u fol se çfarë do të ndodhte nëse burrat do të zhdukeshin për 24 orë.
Ishte Xheni Karaj ajo që u shpreh se pa praninë e meshkujve do të kishte më tepër siguri gjatë natës dhe gratë do të mund të dilnin lirisht.
Ndërkohë, ish-arbitri, Lorenc Jemini nuk ishte dakord që burrat të vendosin nëse gratë e tyre duhet të dalin me shoqërinë apo jo.
“Pyet bashkëshorten time se edhe e njeh. Pyete a ka ndonjëherë problem të dalë të hënë, të martë, të shtunë me shoqet. Le të dalë edhe me shokët e punës, s ka pikë problemi kjo pjesë. Ndaj them, edhe po flirtuan, në kuptimin jo flirtim ,,,, nuk shoh ndonjë cuddi të madhe. Pse meshkujt e paskan këtë privilegj për të flirtuar, kurse femra s’ e paskan”, u shpreh ai.
Top Channel