Përhapja e pandemisë së COVID-19 ka kufizuar lëvizjen e emigrantëve që vijnë nga Greqia.

Ata kanë përdorur si rrugë kalimi më shumë Qafë-Thanën për shkak të rregullave të vendosura nga shteti grek. Për datën, ditën e djeshme, 27 dhjetor në Kapshticë kanë hyrë 316 shtetas dhe 85 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 2287 shtetas dhe kanë dalë 1594 shtetas.

Shqiptarët vijnë në vendin tonë për të kaluar festat e fundvitit me familjen e tyre edhe pse është një kohë e pazakontë ku duhet distancim.

Greqia ka vendosur të ndalojë kalimin me automjete në Kapshticë dhe zgjidhja që kanë ndërmarrë emigrantet është të shkojnë me autobus e në kufirin grek të kalojnë në këmbë ndërsa më tej vijojnë udhëtimin po me autobus që  i presin në tokën shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA