Emërimi i anëtarit të 7-t të Kushtetueses/ Reagon shefja e ONM
28/12/2020 22:43
Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri (ONM) Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar lidhur me emërimin e anëtares së 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Calavera këtë hap në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Lajm i mirë. Një tjetër hap i madh për të përforcuar funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë para vitit 2020”, shkruan Calavera.
Kujtojmë se sot Presidenti Ilir Meta ka emëruar Sonila Bejtjen, duke dekretuar kështu gjyqtaren e tretë nga vakancat e tij dhe të shtatën për ‘Kushtetuesen’.
Lidhur me këtë, ka reaguar, ambasadorja e SHBA Yuri Kim duke theksuar se puna nuk duhet të ndalet deri në anëtarin e 9-të.
Top Channel