Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, Turqia gjatë 24 orëve të fundit raportoi 15.118 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 253 viktima. Rastet e reja të konfirmuara përfshijnë 3.002 pacientë simptomatikë. Sipas të dhënave nga autoritetet turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.13 milionë, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 19.624.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi po ashtu është rritur në 1.994.034, përfshirë 23.231 pacientë të shëruar brenda ditës së fundit. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore në Turqi kanë kryer mbi 23.6 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit kanë kryer 178.872 teste. Numri i pacientë në gjendje kritike aktualisht është 4.501.
Në llogarinë e tij në twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të reja, i atyre aktive, si dhe numri i pacientëve në gjendje kritike vazhdon të shënojë rënie. “Përderisa kufizimet e reja po vendosen para sezonit të festave, veçanërisht në Evropë, vendet po miratojnë dhe po sigurojnë vaksina për të hapur rrugën drejt mbarimit të pandemisë”, shkroi Koca./AA
Top Channel