“Na ktheni stolitë tona, ka ende kohë”, Konti i Parisit thirrje publike grabitësve të Luvrit: Ato janë pjesë e shpirtit të Francës 01/11 23:00
Seriali i njohur “Simpsons” është i njohur veç të tjerash edhe për një sërë parashikimesh për ngjarje të rëndësishme botërore.
E ndërkohë fansat e serialit po flasin se aty është parashikuar edhe një tjetër ngjarje.
Bëhet fjalë për episodin ku një kupolë e madhe xhami mbulon qytetin Springfield, për t’i mbrojtur ata nga ndotja.
Dhe sipas fansave, kjo ngjason me masat kufizuese të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar.
Episodi është transmetuar në vitin 2007, ndërsa videoja ka filluar të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, duke e krahasuar me situatën në të cilën ndodhet tashmë Britani e Madhe.
Top Channel