Demonstruesit e opozitës në Bjellorusi i vazhduan protestat kundër sundimit të Alyaksandr Lukashenkës, duke lëshuar balona të kuqe dhe të bardha në qiell.

E kuqja dhe e bardha janë zgjedhur si ngjyra simbol të opozitës.

Në Minsk, qindra njerëz iu përgjigjen thirrjeve për lëshimin e balonave, ndërsa disa pjesëmarrës u arrestuan nga policia.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat qysh më 9 gusht, kur Lukashenka – në pushtet qysh në vitin 1994 – është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Shumë bjellorusë dhe të tjerë i kanë cilësuar këto zgjedhje si mashtrim dhe kanë thënë se ato janë fituar, në fakt, nga kandidatja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya.

Mbi 30,000 njerëz janë arrestuar prejse kanë nisur protestat, megjithëse shumica janë liruar.

Lukashenka i mohon akuzat për manipulim të votave dhe i fajëson disa vende të Bashkimit Evropian për përpjekje për të detyruar ndryshimin e regjimit, shkruan REL.

Vendet perëndimore refuzojnë ta njohin Lukashenkën si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kërkojnë atij ta transferojë pushtetin në mënyrë paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA