![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T221509.575-800x450.jpg)
26/07 22:15
Franca ka konfirmuar sot për 8.822 raste të reja të virusit korona, e cila është një ngritje e madhe krahasuar me një ditë më herët kur u regjistruan 3.093 pacientë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri i pacientëve që nga fillimi i epidemisë në Francë tani është rritur në 2.559.686, duke e bërë këtë vend të pestin në botë, raporton Reuters.
Sot, 173 pacientë vdiqën, kështu që numri i viktimave që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 62.746. Në shtatë ditët e fundit kishte mesatarisht 12.333 raste të reja në Francë.
Top Channel