Vdes tradhtari i famshëm britanik që dezertoi te Rusia pas luftës së tmerrshme koreane (Fotot-historia)

26/12/2020 17:32

Tradhëtari i famshëm britanik George Blake, i cili raportohet se ka spiunuar më shumë se 600 agjentë perëdimorë te Rusia, ka vdekur dje në Moskë në moshën 98 vjeçare.

Ai kishte dezertuar te Bashkimi Sovjetik dhe jetonte në Rusi që kur ishte arratisur nga burgu  Wormwood Scrubs në Britani në 1966.

Blake ishte dënuar me numrin rekord prej 42-vjet burg në Londër në 1961, për kalimin e sekreteve të inteligjencës britanike çka i kushtuan kokën dhjetra agjentëve perëndimorë.

Ai vetë ka pretenduar se ka spiunuar rreth 600 nga kolegët e tij te Bashkimi Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë.

Tradhtari britanik u arratis pasi kaloi murin e burgut Wormwood Scrubs në 1966, pak pasi Anglia kishte fituar kupën e botës. Më pas me ndihmën e agjetëve rusë ai kishte arritur në Berlinin lindor te shefat e tij sovjetikë të spiunazhit.

Dje Sergey Ivanov, shefi i inteligjencës së huaj ruse SVR, më parë të njohur si KGB, dha lajmin: “Lajmi i hidhur erdhi – legjendari George Blake nuk është më. Ai vdiq nga mosha e madhe, zemra i ndaloi”.

Blake kishte shënuar 98 vjetorin e tij muajin e kaluar me një mesazh nga ish-shefi i tij i spiunazhit Sergey Naryshkin. Para vdekjes së tij ai ishte veterani më i vjetër i KGB.

Sipas raportimeve vitet e fundit ai nuk shikonte mirë, por mediat britanike thonin se ‘vazhdonte të spiunonte’ duke analizuar artikujt e radio BBC.

“Mendoj se fjala ‘tradhtar’ mund të aplikohet në përshkrimin tim – por ka arsye për të justifikuar atë që unë kam bërë,” ka thënë një herë ai.

Megjithse i arratisur nga Britania që prej vitit 1966, ai ka ruajtur kontaktet me tre djemtë e tij që i kshite braktisur kur dezertoi drejt Moskës.

Në fillim të vitit krye-agjenti rus Ivanov ka thënë: “George Blake ecën në ajër të pastër, degjon muzikën e preferuar klasike dhe komunikon me të afërmit në telefon. SVR është në kontakt me të dhe të afërmit e tij.”

Në epokën sovjetike, Blake i cili ka lindur në Holandë, ka marrë medaljet Urdhri i Leninit dhe urdhri i Flamurit të Kuq.

Agjencia e Moskës ‘Rossiyskaya Gazeta’ e ka quajtur në një artikull “patriarku i inteligjencës ruse.

Deri në fund Blake ka insistuar se nuk është penduar për veprimet e tij. Ai dezertoi Britaninë duke u bërë komunist, e duke kaluar ne ane te KGB kur ishte i burgosur gjatë Luftës Koreane.

Blake ka shërbyer në marinën britanike para se të rekrutohej nga shërbimet e inteligjencës MI6 në 1944, dhe ka punuar në marrjen në pyetje të komandatëve të nëndetëseve naziste gjermane të Luftës së Dytë Botërore 2.

Me nisjen e Luftës Koreane mes Veriut e Jugut në 1950 ai përfundoi i burgosur te kampi komunist, ku nisi të lexonte veprat e Karl Marx dhe u revoltua nga fushata e bombardimeve të Perëndimit mbi Korenë e Veriut.

Rreth 600,000 ton bomba janë lëshuar mbi Korenë e Veriut gjatë kësaj periudhe, nga të cilat u vranë të paktën 3 milionë koreanë, dhe thuajse të gjitha qytetet u dogjën nga bombat e zjarrit me napalm.

Blake u tha sovjetikëve se dëshironte të dezertonte dhe u lirua, teksa u kthye si hero në Britani në 1953.

Dezertuesi nisi të informonte britanikët mbi operacionet e amerikanëve në Kore, përfshi tentativat e tyre për përgjimet e telefonëve sovjetikë.

Ai besohet se ka spiunuar drejt vdekjes të paktën 40 agjentë britanikë të MI6, çka ka pasur pasoja të mëdha në përpjekjet britanike të Luftës së Ftohtë.

Ai ka thënë më vonë se me naivitet besoi kur operativët e KGB i thanë se nuk vrisnin njerëz: “Besoja se ata e mbanin fjalën.”

Blake kaloi nëntë vjet duke raportuar aktivitetet e Perëndimit në kampin kundërshtar, para se rrjedhimisht të zbulohej e të dënohej me 42 vjet burg, që asokohe ishte dënimi më i gjatë i dhënë ndonjëherë nga një gjykatë britanike.

Por Blake arriti të arratisej nga burgu me ndihmën e të njohurve që kishte krijuar brenda në burg. Ai arriti të kalonte në Gjermaninë Lindore pasi doli nga Britania në mënyrë klandestine me një furgon.

Blake ka tre fëmijë – Anthony, James and Patrick – me gruan e tij Gillian Allan, ish-sekretare në shërbimet e iteligjencës MI6, të cilët e refuzuan kur u arratis nga burgu.

Vetëm kur fëmijët erdhën në moshë të rritur ata u lejuan të mësonin për të dhe udhëtuan në Moskë për ta takuar.

“Historia sesi Blake riktheu kontaktet me familjen e tij dhe u pajtua me djemtë, është një aspekt i patreguar i jetës së tij dhe ai është shumë krenar për këtë”, ka thënë një burim rus i njohur me spiunin e famshëm.

Blake ka thënë për takimin e tij të parë me James, djali i madh i cili erdhi për ta gjetur në Moskë: “Ja kaluam mirë, ia shpjegova atij të gjithë situatën, përse e bëra dhe si e bëra, ne folëm për një kohë të gjatë. Me siguri ai duket të jetë ktheyr dhe të ketë treguar fjalë të mira për mua, se më vonë erdhën edhe të tjerët”.

Agjenti ka gjithashtu një djalë rus të quajtur Mikhail, tashmë rreth 40-vjeç, që u bë lektor universiteti në financë, diçka ironike pas besnikërisë ndaj komunizmit të babait të tij. /TheSun/

 

FOTO GALERI
2/8
Ai vetë ka pretenduar se ka spiunuar rreth 600 nga kolegët e tij te Bashkimi Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë.

Top Channel