Superliga, Vllaznia në krye/ Nesër përballen të gjitha ekipet

26/12/2020 19:53

Ditën e dielë do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e kategorisë Superiore, për javën e 11-të.

Ndër sfidat më interesante padyshim është ajo mes Partizanit dhe Kukësit, dy skuadra që kanë rivalizuar me njëra tjetrën dhe janë në garë për titullin në çdo sezon.

Në prag të kësaj ndeshjeje trajneri i Kukësit, dhe trajneri kampion me Partizani, Skënder Gega, shprehet i kujdesshëm.

Ndërkohë mjaft interesante do të jetë edhe përballja mes Teutës dhe Tiranës. Skuadra durrsake duket ta ketë kaluar momentin e vështirë me dy fitore e fundit ku janë zhbllokuar edhe sulmuesit e saj, por nga ana tjetër kampionët e Nevil Dedes mbeten një skuadër e rrezikshme.

Ndërkohë Vllaznia po vijon ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat dhe pas 10 javësh kryeson bindshëm me 10 pikë avantazh nga ndjekësja më e afërt që është Kukësi. Ndaj Skënderbeut në Shkodër këtë të dielë kuqe-blutë do të tentojnë fitoren e radhës.

Ndërkohë në këtë javë të 11-të do të luhet edhe Kastrioti-Laci dhe Bylis-Apollonia. Të gjitha këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel