Sërish probleme/ Boeingu 737 MAX, ulje emergjence

26/12/2020 18:23

Një avion boeing 737 max i Air Canada është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasi pati probleme në motor.

Avioni ishte nisur nga shteti amerikan i Arizonës drejt Montrealit në Kanada, kur devijoi nga trajektorja pak pas nisjes. Avionët 737 max u mbajtën të ndalur në tokë në 2019 pas dy aksidenteve fatale por rifilluan fluturimet këtë muaj pas një rishikimi total. Aksidentet në Indonezi dhe Etiopi, ndodhën në një distancë kohore prej pesë muajsh nga njëri tjetri dhe i morën jetën 346 personave në total.

Aksidentet iu atribuan defekteve në softueret e automatizuara të fluturimit. Ky incident më i fundit, ndodhi të premten. Në një deklaratë, air Canada tha se pilotët kishin marrë një sinjalizim për një problem në një motor dhe sipas procedurave standarte të veprimit në situata të tilla, kishin vendosur ta fiknin atë para se të ktheheshin në Tucson të Arizonës.

Avioni nuk kishte pasagjerë në bord dhe tani është i ndalur në Tukson ku ekspertët po e ekzaminojnë. Pas aksidenteve fatale të 2019, boeing kreu një seri modifikimesh dhe avioni rifilloi transportin e pasagjerëve në Brazil, vetëm tre javë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA