Ditën që në Greqi mbërriten nga dogana e Promahones me Bullgarinë kamionët me 9000 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, kreu ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla ,në një intervistë për kanalin publik të Greqisë ERT ka theksuar se fundi i pandemisë është çështje kohe, pasi sipas tij, mjekët kanë në duar tashmë një mjet efikas, vaksinën kundër Covid-19 .

“Ne gjithmonë themi se të duhet fat për të arritur diçka kaq të vështirë. Por zhvillimi i vaksinës nuk ishte fat. Ishte një përpjekje e përcaktuar. Njerëzit e dinin se çfarë ata po bënim u përballem me mijëra problem dhe u desh ti zgjidhnim te gjitha këto probleme kur ato u shfaqën”, tha Albert Bourla, Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i Pfizer.

Duke folur nga selia e kompanisë në Connecticut, Albert Bourla ka bërë thirrje se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë të mbajnë maskat deri në rikthimin në normalitet, të respektojnë masat e specialistëve, ndërsa ka nënvizuar se është thuajse i bindur se vaksina e kompanisë së tij është efikase edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit që u zbulua në Britaninë e Madhe.

“Besoj se do të duhet pak kohë për të kuptuar se sa i rrezikshëm është ky lloj i ri i virusit që është zhvilluar. Lidhur me vaksinat, unë jam optimist,por i kujdesshëm , duke thënë se ato do të jenë po aq efektive për këtë lloj virusi, por nuk e dimë ende ne këto momente. Kam parë të dhëna që më bëjnë të them se jam optimist,por I kujdesshëm . Por ne do të kemi të dhëna përfundimtare brenda dy javësh nëse vaksinat janë njësoj ose edhe me efikase”, tha Albert Bourla, Kryetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer.

Sipas Bourlës Greqia do të marre rreth 2 mln nga sasia prej 200 mln vaksinash që ka blerë BE  tek kompania Pfizer e cila ka vendosur që të zgjerojë zyrat e saj në Selanik për të ofruar shërbime në gjithë rajonin duke punësuar edhe 350 persona të tjerë përveç atyre që ishin planifikuar në fillim të investimit për një qendër dixhitale kërkimore në këtë qytet që është edhe vendlindja e zotit Bourla.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA